Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Mora një skuadër me probleme fizike, s’mund të bëj mrekulli për 1 javë”, Mehmeti 'shigjeton' Di Biagion: Na duhen pikët, Dinamo do të jetë cinike

Shkruar nga NEWSPORT
“Mora një skuadër me probleme fizike, s’mund të

 

Dinamo është rikthyer më në fund te fitorja teksa mposhti Skënderbeun në Elbasan me rezultatin 2-1. Blutë marrin 3 pikë jetike pas 4 ndeshjeve ku nuk shijonin fitore. Trajneri Dritan Mehmeti dha prononcimin e tij pas ndeshjes dhe për mikrofonin e MCN u shpreh kështu:

“Jam i kënaqur për pikët por duhet të jem realist që kemi probleme sa i përket aspektit fizik. Kemi luajtur 2 ndeshje të rëndësishme për 3 ditë dhe statistikat thonë që dy ndeshje kemi qenë në avantazh dhe më pas kaluam në disavantazh.

Pas mintuës së 70-të skuadra ra fizikisht, i dhashë fushën Korçës pasi isha i detyruar. Në këtë situatë janë të rëndësishme pikët dhe do të kërkojmë të jemi cinik. Do të bëjmë maksimumin për të marrë pikët, kjo është e rëndësishme për Dinamon.

Në pjesën e parë ishim shumë mirë, më vjen keq për disa momente në mënyrën sesi mbrojmë. Kur ishim ne në zotërimin e topit, pësuam gol. Dëmtimi i Smacit dhe mungesa e Goudiaby ndikoi por nuk janë justifikime. Në kalendar të ngjeshur do të ketë probleme. Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të rritemi fizikisht dhë në cilësinë e lojës por kryesisht të marrim pikët.

Në pushim të ndeshjes u mundova te jëm me bllok të ulët pasi e lexova skuadrën në aspektin fizik. Duhet të dilja shpejt në sulm, por duke patur parasysh mungesat dhe Lorran që është mbrojtësi i majtë ashtu si Mija, futa edhe Karamba që është 18 vjeç, gjënjda fizike nuk është e mirë dhe kjo nuk të jep shumë mundësi për tranzicion të shpejtë.

Keni trashëguar një ekip të papërgatitur fizikisht? Kjo shihet qartë me sy të lirë. Faktori fizik ka qenë arsyeja kryesore që rrezikuam deri në fund. Për 1 javë nuk mund të bëj mrekulli, jam munduar të vë lojtarët aty ku japin më shumë. Shihet qartë që skuadra bie fizikisht.

Trajneri atletik Sacone ka një eksperiencë shumë të mirë, ka qenë me Napolin dhe duhet të them që ka 4 javë i pezulluar. Mendimi im është që trajneri i parë merr stafin e vetë dhe kjo është e rëndësishme për mua. Nuk më interesojnë konfliktet, dua të mendoj për ndeshjen e rradhës.

Prodani në stol? Duke patur parasysh cilësitë e tij edhe mund ta fusja sot. Është i mirë me topin, por Allmuca është më i shpejtë dhe sot kishim kundër lojtarë si Nikaj dhe Rashica. Prodani nuk është në cilësitë e tij më të mira fizike.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga