
Seria A ende nuk e ka thën fjalën e fundit edhe pse kampionati u mbyll para një jave. Në Itali ekziston rregulli i ndeshjeve drikte në rastin e përfundimit me pikë të barabarta. Kur e gjithë tabela ka marrë formë verdikti final luhet për mbijetesën.
Spezia dhe Verona do të luajn gjithçka për gjithçka sonte në orën 20:45, në stadiumin ”Mapei”. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pasi skuadra e cila do të mposhtet do të kalojë në Serie B. Tashmë tranjerët e të dyja skuadrave kanë krijuar idenë e titullarëve që do hedhin në fushë.
Formacionet e mundshme:
SPEZIA (3-5-2): Dragowski, Wisniewski, Ampadu, Nikolaou, Ferrer, Bourabia, Esposito, Żurkowski, Reca, Shomurodov, Nzola.
VERONA (3-4-2-1): Montipò, Magnani, Hien, Ceccherini, Faraoni, Tamèze, Veloso, Depaoli, Lazovic, Verdi, Djuric.