Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Momenti i Armando Brojës shkakton polemika në Angli, të gjithë të irrituar me arbitrimin

Shkruar nga NEWSPORT

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Chelseat, Armando Broja, u përfshi në një situatë sa qesharake por dhe irrituese për ekipin londinez. Një nga ngjarjet më të çuditshme mund të themi që ka ndodhur në një ndeshje profesioniste.

‘Blutë e Londrës’ më në fund shënuan një fitore dhe duke fituar 1-0 përballë Brighton në Carabao Cup. Nicolas Jackos shënoi golin e vetëm të ndeshjes në ‘Stamford Bridge’, teksa në raundin tjetër Chelsea do të përballet me Balckburn Rovers.

Por gjatë ndeshjes me Brighton një vendim ‘tronditës’ nga arbitri anësor i la tifozët në mëdyshje madje pas ndeshje kanë shpërthyer me kritika.

Gjatë një kundërsulmi për Chelsean, Enzo Fernandez pasoi mjaft bukur topin tek Armando Broja që ky i fundit të nisej me shpejtësi përpara. Megjithatë në mënyrë të pashpjegueshme, arbitri anësor e cilësor si pozicion jashtë loje. Ky gjykim erdhi pavarësisht se Broja ishte qartësisht në gjysmëfushën e ekipit të ij në momentin që mori pasimin dhe për këtë arsye pozicioni ka qenë i rregullt.

Mauricio Pchettino ishte absolutisht i tërbuar nga vendimi i çuditshëm dhe përfundoi duke marrë një karton të verdhë për protestat e tij.

[caption id="attachment_707895" align="alignnone" width="794"]©Credits ESPN ©Credits ESPN[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga