Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Moment i errët për Lushnjen, kërcënojnë tifozat verdhjeshil: Mos detyroni të nisin protesta që s’i keni parë ndonjëherë në qytet

Shkruar nga NEWSPORT

Lushnja po kalon një nga momentet më të errëta të historisë së saj në futboll. Klubi me traditë të madhë është shumë pranë rënies në Kategorinë e Dytë teksa ndodhet në vendin e tretë nga fundi me vetëm 21 pikë. Situata është e rëndë dhe një reagim të fortë ka patur nga një prej tifogrupeve të skuadrës, “Gjenerata Verdhjeshile”, e cila me një postim në rrjete sociale kërcënon me protesta nëse nuk do të ketë ndryshime.

“Ju nuk jeni më shpëtimi i këtij ekipi, ju jeni ata të cilët po fundosni dita-ditës emrin që ndër vite çdo ekip dridhej kur vinte në Lushnje! Ikni që të vim ne në stadiumn ose rrini gënjeni dhe lekët ju bëfshin mirë!

Ne forcën tonë e dimë dhe e kemi treguar, mos detyroni të nisin protesta që s’i keni parë ndonjëherë në qytet. Po nuk duam të kemi patronazhista e spiuna afër sepse me këta i keni marrëdhëniet e mira ju, jo me ne. Deri në zgjedhjet që po vijnë, bëni qejf, ne këtu jemi prap.”-shkruan tifogrupi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga