Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, foli në konferencën për shtyp për ndeshjen me Moldavinë dhe Ishujtë Faroe. Laçi ndihet krenar për besimin e Sylvinhos dhe premton se ekipi do të japë maksimumin për 6 pikë në këto dy ndeshje.
“Ndihem krenar që trajneri ka besim tek unë. Do jap maksimumin siç e bëj gjithmonë. Ekipi Kombëtar ka shumë eksperiencë dhe lpojtar të rinj që do të jenë e ardhmja. Do të japim maksimumin për këto 7 ndeshje duke filluar nga Moldavia për të qenë fillimi i një rruge të gjatë.
Lojtarët nuk e kanë mendjen te pushimet. Po punojmë shumë mirë me të gjitha kushtet. Do japim maksimumin për të fituar këto dy ndeshje. S’ka ekipe të dobta dhe të forta, jemi 11 lojtarë, jemi gati dhe po mundohemi të bëjmë maksimumin pasi e kemi detyrim pasi është ndeshja e parë në shtëpinë tonë dhe duhet fituar patjetër.
Nuk kemi presion por një dëshirë e të gjithë lojtarëve për të ecur gjatë me ekipin Kombëtar. Kemi lojtar me eksperiencë si Sadiku e Cikalleshi që na ndihmojnë. Atmosfera është e bukur dhe besoj se do të na ndihmojë.
Po punojmë mirë me Sylvinhon, na jep pozitivitet, të gjithë japin maksimumin, të gjithë janë të përgatitur. Kemi shumë nevojë për tifozët tonë. Do të jetë rruga e gjatë dhe duhet të vazhdojmë me fitore në shtëpi.
Sezoni nuk vazhdoi mirë për mua pasi kisha një dëmtim dhe lëviza në janar. Pas janarit pata një sezon shumë të mirë pasi fitova edhe kampionatin me ekipin.”