Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu gjen sulmues në Moldavi, njihuni me "gjigantin" që pritet të mbërrijë në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu gjen sulmues në Moldavi, njihuni me "gjigantin"

Skënderbeu gjen sulmues në Moldavi. Drejtuesit e klubit korçar kanë nisur bisedimet me 26-vjeçarin Petru Leuca, i cili momentalisht është futbollist i lirë pas largimit nga skuadra moldave e Daçias.

Burime pranë klubit të Skënderbeut konfirmojnë negociatat, të cilat janë në rrugën e mbarë, ndërsa bëhet fjalë për një sulmues "gjigant", 190 centimetra i gjatë, i cili më parë ka qenë pjesë e skuadrës tjetër moldave, Milsamit.

Një kundërshtar ky i njohur për Skënderbeun, pasi korçarët e eliminuan sezonin e shkuar në raundin e dytë të eliminatoreve të Champions League.

Petru Leuca pritet të zgjidhë ngërçin e sulmit të kampionëve, duke qenë se Salihi dhe Xhejms nuk kanë ofruar garanci me golat e tyre në këtë sezon.

https://www.youtube.com/watch?v=az46KMWkUaY

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga