Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mjerimi “ulet këmbëkryq” në fushën e Roskovecit, gazetari i njohur ironizon kryebashkiaken Bufi dhe deputetin Taulant Balla

Shkruar nga NEWSPORT

Infrastruktura sportive në vendin tonë ka njohur progres. Megjithatë në qytetete të caktuara qeveritë vendore nuk e kanë vënë “dorën në zjarr” për të rikuperuar fushat apo stadiumet e amortizuara. Një rast i tillë vjen nga Roskoveci, teksa është gazetari i njohur Fatmir Cepele që tregon gjendjen e mjerueshme të fushës së futbollit të këtij qyteti.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ai ironizon kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi dhe deputetin Taulant Balla, teksa shkruan: “Lojërat në fushë/ ata zgjedhore të pushtetit dhe politikës. Luajnë dy skuadra futbolli të Kategorisë Superiore. Ndeshje finale për Kupën 4-vjeçare “Bashkia ime”. Stadiumi “Ferra e Madhe” i Roskovecit plot e përplot. Çmi i biletës “një thes miell” dhe, ferrat (Më falni). Vendet të gjithë të zëna”.

Kujtojmë që në datën 14 maj u mbajtën zgjedhjet vendore në Shqipëri, ku në Roskovec fitoi sërish Majlinda Bufi. Ky është mandati i dytë i fituar nga kryebashkiakja Bufi, e cila me sa duket ka shumë punë në qytet për të bërë.

[caption id="attachment_697882" align="alignnone" width="1024"]Deputeti Taulant Balla Deputeti Taulant Balla[/caption]

[caption id="attachment_697881" align="alignnone" width="1024"]Kryebashkiakja Majlinda Bufi Kryebashkiakja Majlinda Bufi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga