Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mjekët shuajnë shpresat e kampionëve, lojtari “big” nuk ia del në derbin ndaj PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Mjekët shuajnë shpresat e kampionëve, lojtari “big”

Partizani dhe Tirana do të përplasin “brirët” mes tyre më 6 mars në derbin e Kryeqytetit. Një takim që vlen më shumë se 3 pikë dhe për këtë skadrat janë të vetëdijshme.

Fitorja ndaj rivalit të përjetshëm vlen për lavdi dhe si e tillë përgatitet edhe nga ekipet. Por derbi i radhës i gjen kampionët e “papërgatitur”. Kristal Abazaj do të mungojë në këtë derbi, pasi lojtari nuk ka arritur të rikuperohet në kohë.

Mjekët kanë “shuar” kështu edhe shpresat e kampionëve për ta para ish-lojtarin e Kukësit në fushën e lojës në duelin e kryeqytetit. Por jo vetëm kaq, pasi rasti më i keq është  që lojtari mund të rikthehet në fushën e lojës në mes ose në fund të muajit mars. Një mungesë e rëndësishme për bardheblutë, të cilët nuk kanë mundur të “shijojnë” spektaklin e lojtarit të kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga