Pas barazimit 0-0 kundër Laçit, trajneri i Tiranës, Mirel Josa u shpreh: "Kontrolluam lojën në krahun e djathtë, duke marrë parasysh ndihmën që i dha Doka, Afrim Takut. Por është pak që një skuadër të dominojë në këtë mënyrë. Nuk patëm durim që të çanim nga qendra.
Në momente të caktuara ishim të ngushtë në gjerësi sulmi, sepse nuk u pozicionuam mirë. Me një lojtar në majën e sulmit nuk mundesh të thyhesh një mbrojtje të ngjeshur, pasi duhet më shumë dendësi në zonën kundërshtare. Duhet të ishim më të shpejtë në ndryshimin e krahut të lojës.
Goli i anuluar? Nuk mund të them dot tani nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje Ede.
Besimi varet nga aftësitë që ke. Nëse nuk mbron topin, nëse nuk merr një faull, atëherë s'ka si të kthehet besimi.
Unë them më shumë se kjo është mungesë aftësie individuale e ekipit për të dalë atje ku duam ne. Situata nuk është e mirë. Duam ta përmirësojmë këtë situatë me çdo kusht. Kupa? Nuk do të jetë e thjeshtë të kalojmë në finale", tha trajneri Josa për Supersport.
