
Ka dështuar marrëveshja mes klubit të Superligës Kosovare, Drita dhe trajnerit shqiptar Mirel Josa. Para pak ditësh u përfol që Josa do ishte tekniku i ri i ekipit të renditur në vendin e dytë në Albi Mall Superliga.
Madje lajmi ishte i sigurtë që Josa do nënshkruante me klubin. Por sot ka dalë një lajm tjetër. Sipas gazetarit Arlind Sadiku marrëveshja mes palëve ka dështuar pasi shkak është bërë paga e trajnerit.
Për klubin paga që kërkonte ish-trajneri i Vllaznisë ishte shumë e lartë dhe nuk mund të mbulohej. Kështu Drita do të kërkojë një trajner tjetër që do të mbyllë sezonin. Ndërsa Josa ka mbetur pa ekpi që kur Vllaznia e shkarkoi disa javë më parë.
Poll