
Vllaznia u mposht 3-0 nga Univeristatea Craiova në turin e dytë të Conference League, duke u eleminuar nga Europa. Pas humbjes të enjte, stafi teknik ka lënë pushim lojtarët për tre ditë.
Skuadra do nisë të martën përgatitjet, teksa për pesë ditë ekipi do stërvitet në Shkodër. Klubi kuqeblu ka menduar që të zhvillojë një tjetër minifazë përgatitore, kjo në qytetin e Pogradecit, aty ku janë disa skuadra të Superligës.
Për një javë ose 10 ditë ekipi pritet të zhvendoset buzë liqenit, kjo edhe për shkak të klimës së freskët. Kujtojmë se Superliga shqiptare nis në 20 gusht, teksa Vllaznia projekton një tjetër mini-fazë.
Poll