Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sulmi i Partizanit “fut në ankth” Vllazninë, skuadra e Kërnajës kërkon të thellojë krizën e shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi i Partizanit “fut në ankth” Vllazninë, skuadra e
Partizani - Vllaznia

Kur ka mbetur edhe një javë nga rikthimi në normalitet i Abissnet Superiore pasi të përfundojnë ndeshjet kombëtare, sfida që pritet të mbërthejë teleshikuesit do të jetë ajo në stadiumin “Arena e Demave”, aty ku Partizani do të presë Vllazninë, takim ky i programuar për t’u zhvilluar në orën 17:00.

Demat e Kuq vijnë të karikuar në këtë duel pasi fituan miqësoren me Laçin e Kategorisë së Parë në shifrat 3-0, e cila shërbeu si një përgatitje për të ndezur motorrët në këtë fazë të mbetur të Superiores dhe janë mëse të vendosur për t’i shkuar deri në fund sigurimit të objektivit të tyre për të hyrë në top 4-shen e "Final Four". 

Skuadra e Oltijon Kërnajës mund të krenohet me statistikat me 10 gola në 5 ndeshjet e fuindit, teksa gjejnë një Vllazni të brishtë me rezultatet, edhe pse në kampionat mbajnë epitetin si mbrojtja më e mirë për numrin e golave të pësuar, 21 të tillë në 29 javë.

Në anën tjetër, shkodranët numërojnë vetëm 1 fitore në pesë javë, ndërsa në tre javët e fundit janë ndalur në dy barazime dhe një humbje. Tregues që mund të shfrytëzohen në kampin e kuq për të zhytur akoma më shumë në krizë rivalin për titull. 

Poll

Lexo gjithashtu