Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Miqësorja Partizani – Roma mbyll dyert e stadiumit “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja Partizani – Roma mbyll dyert e stadiumit “Air

Stadiumi “Air Albania” do të presë nesër ndeshjen miqësore mes Partizanit dhe Romës. Ky impiant modern në vendin tonë do të mbyllë më pas dyert për afro 1 muaj, deri në përballjen e Kombëtares me Poloninë.

Shkak për këtë është bërë gjendja e tapetit. Edhe pse është investuar maksimalisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, bari i këtij stadiumi ka ende probleme. Duke qenë se kuqezinjtë tanë do të luajnë një ndeshje për “jetë a vdekje” ndaj polakëve, kërkohen që kushtet të jenë optimale.

Ndaj, pas ndeshjes së nesërme dyert e stadiumit “Air Albania” do të mbyllen deri në 10 shtator, datë kur Shqipëria do të përballet me Poloninë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga