Miqësorja që kombëtarja shqiptare do të luajë me Katarin më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës, solli ndryshime në kalendarit të javës së 12-të të Abissnet Superiore. Por jo vetëm kaq, pasi kjo sfidë ka ndryshuar edhe duelin e Kategorisë së Parë.
Sfidat e javës së 9-të të Kategorisë së Parë ishin programuar të luheshin të gjitha në shtunë të dielë, por tashmë do të luhet edhe të hënën.
4 takime do të luhen ditën e shtunë dhe janë ato midis Lushnja-Luzi, Tërbuni-Besa, Oriku-Korabi dhe Tomori-Besëlidhja në orën 13:00, ndërsa të dielën do të luhen Dinamo-Turbina dhe Burreli-Apolonia në orën 13:00.
Ndeshje mes Skënderbeut dhe Flamurtarit është spostuar për të hënën që të luhet në orën 16:00.
Poll