Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Miqësorja me Bullgarinë/ Priten dy talentë, Sylvinho me rotacion masiv, por ‘mbijeton’ Mitaj dhe Cikalleshi (Formacioni)

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja me Bullgarinë/ Priten dy talentë, Sylvinho me rotacion

Pas fitores historike ndaj Çekisë, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një test miqësor me Bullgarinë të martën e 17 tetorit në orën 18:00 në ‘Air Albania’. Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore e Sylvinhos, i cili deri tani ka drejtuar vetëm ndeshjet kualifikuese dhe në këtë mënyrë mund të jetë i qetë të nisë me eksperimentet e tij.

Natyrisht, pritet një rokadë e madhe në formacionin titullar nga sfida me Çekinë, megjithëse kur sheh emrat, duket një ekip i cili mjaft mirë mund të jetë edhe titullar. Kjo tregon qartë cilësinë e grupit aktual.

Në portë Strakosha merr vendin e Berishës ndërsa para tij do të jetë Balliu, Veseli, Mihaj dhe Mitaj i cili ‘mbijeton’ nga formacioni anti-Çeki. Gjasula dhe Laçi luajnë para mbrojtjes ndërsa reparti ofensiv ka dilema.

Muja, Muçi dhe Uzuni është e sigurtë që do ta nisin nga e para, por mbetet për t’u qartësuar pozicionimi i tyre. Ekzisotn një mundësi reale që ekipit t’i bashkohen Arbnor Muçolli dhe Marvin Çuni e nëse ndodh kjo mund të kemi spostime të lojtarëve në varësi të atij që luan.

Muja është i blinduar në krahun e djathtë, ndërsa Muçi pritet të marrë vendin e Bajramit. Uzuni nga ana tjetër pret konfirmimin e Sylvinhos për të luajtur në krahun e majtë ose në qendër të sulmit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Balliu, Veseli, Mihaj, Mitaj; Gjasula, Laçi; Muja, Muçi, Uzuni (Muçolli); Çuni (Cikalleshi)

Trajner: Sylvinho

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga