
Dita e sotme është ditë feste në Shkodër teksa klubi i qytetit feston 104 vjetorin e krijimit. Klubi më i vjetër shqiptar feston ditëlindjen ku për më shumë se një shekull është kthyer në një nga klubet më të rëndësishme në futbollin shqiptar.
Klubi shkodran sëbashku me atë kosovar të Ferizaj kanë zhvilluar pasditen e sotme në Loro Borici një ndeshje miqësore mes veteranëve të dy skuadrave. Sfida ka dhuruar një shoë golash me Vllazninë që fitoi me shifrat 6-5. Golat për kuqeblutë u shënuan nga Miloti, dy herë Gilman Lika, Cungu, Djepaxhia dhe Osja.
Poll