
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Italinë nnë një ndeshje miqësore, takim që do të luhet në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:45. Një sfidë luksi kjo për kombëtaren shjqiptare por edhe për gjithë tifozët që do të kenë fatin ta ndjekin këtë duel nga shkallët e stadiumit.
Për herë të parë në histori në Tirana do të zbresin kampionët e Botës, teksa ëhstë nëj skuadër me lojtarë yje që luajnë në ligat më të forta. Për të gjykuar përballjen mes kuqezinjve të Edy Rejës dhe djemve të Roberto Mancinit është vendosur edhe kush do të jetë “bilbili” që do gjykojë në “Air Albania”.
Kryesorë në këtë takim do të një arbitër shqiptarë nga Kosova. Genc Nuza i është bezuar kjo miqësore luksi, ndërsa ndhmës të tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Buraj Semimaj, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja. Nuza ka gjykuar edhe më parë ndeshje zyrtare në Nations League, Champions League, Europa League apo dhe ndeshje në Conference League, ndërsa mban stemën e FIFA-s.