Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Miqësorja e luksit me Italinë, FSHF “ngrohi” xhepat nga shitja e biletave

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja e luksit me Italinë, FSHF “ngrohi” xhepat nga

Shqipëria zhvilloi të mërkurën ndaj Italisë një miqësore luksi në “Air Albania”, takim që përfundoi me shifrat 1-3 për djemtë e Mancinit. Një ndeshje e cila dhuroi spektakël në fushën e lojës, po i tillë ishte edhe nga shkallët e stadiumit, ku tifozët kishin mbushur thuajse plot “Air Albania”.

Plot 21 mijë e 500 tifozë raportohet të kenë qenë prezent në shkallët e stadiumit ndaj “Axurrëve” , ku vetëm tribuna e miqve kishte vende bosh, gjë e cila nuk shikohej që nga ndeshja me Poloninë që kombëtarja zhvilloi për kualifikueset e “Katar 2022”.

Nga kjo miqësore Federata Shqiptare e Futbollit ka “ngrohur” xhepat, pasi sipas informacioneve ka arkëtuar plot 700 milionë lekë vetëm nga shitja e biletave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga