Interi dhe Egnatia do të zhvillojnë mes tyre një ndeshje miqësore. Ky takim do të luhet mbrëmjen e sotme duke nisur që nga ora 20:00.
Djemtë e Edlir Tetovës do të vihen përballë yjeve europianë në stadiumin “Paolo Mazza Ferrara”, ndërsa do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv.
Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Egnatias dhe ato zikaltër që nuk kanë mundësi për t ëparë nga afër këtë përballje në Itali do të vijë falas në shtëpitë e të gjithë tifozëve shqiptarë.
MCN TV do ta bëjë të mundur diçka të tillë, teksa më 13 gusht do të transmetojë LIVE këtë takim, duke iu dhënë mundësinë tifozëve të shikojnë skuadrën e tyre në një sfidë luksi.
[caption id="attachment_702793" align="alignnone" width="675"] Interi-Egnatia/ © Credits facebook.com/mcntv2021[/caption]