Tekniku i Kombëtares kuqezi, xhani De Biazi në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Zvicrës thekson se emocionet përfshinë skuadrën në 20 minutat e para, sipas tij rol kryesor luajti dhe publiku, i cili e bëri këtë ndeshje të ishte si një festë. Sa i përket rezultatit, ai thotë se sulmuesit e tij patën 3 raste të pastra, por problemi kryesor qëndroi se nuk i shfrytëzuan siç duhet. "Ishte një ndeshje që ishte si një festë. Kishte shumë tifozë shqiptarë dhe kishim mbështetje maksimale. E kam thënë në fillim që duam që të bëjmë më të mirën dhe duam të fitojmë mbi emocionet dhe tensionin. Kemi bërë përgjithësisht një garë të mirë. Kemi gabuar shumë në minutat e para, edhe pse kjo ishte paraprirë nga emocionet".
"Sigurisht ne kemi pasur mundësitë tona, duhet të kishim shënuar në tre mundësitë e pastra që patëm, kështu që duhet të shohim përpara. Kjo është ndeshja e parë, por ne do të vazhdojmë, pasi kanë mbetur dy takime që janë edhe më të vështirë. Duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë në 20 minutat e para të lojës".