Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ministria ul buxhetin për atletikën, reagon kampionia Luiza GEGA (MESAZHI PËR EVIS KUSHIN)

Shkruar nga NEWSPORT

Qeveria ka ndarë buxhtin e vitit e vitit 2023 për Federatat sportive në vend. Ka pasur rritje për disa nga federatat më të suksesshme si ajo e mundjes por ajo ç’ka bie në sy është ulja e buxhetit për Federatën e Atletikës e cila arriti një sukses historik me atleten Luiza Gega që u shpall kampione e Europës.

Në llogarinë e saj në Instagram, kampionia ka reaguar duke u shprehur se ndihet e ofenduar ndërsa thotë se ministrja Evis Kushi duhet ta rishikojë menjëherë.

“Sinqerisht, kam vërtetë përshtypjen që Ministrja Evis Kushi s’ka dijeni për këtë llogjikën e ndarjes së këtij buxheti. Shpresoj që ta shikojë sa më shpejtë. Personalisht si sportiste elitare nuk kam ndonjë interes sado që të jetë buxheti i Federatës por duke qenë se ai ndahet nga performanca që kanë pasur sportistët vitin e kaluar ndihem e ofenduar që Federatës time, në vend që t’i ngrihej buxheti, përkundrazi, i është ulur dhe disa Federatave të tjera, ku me gjithë respektin kur ta meritojnë...”-shkruan Luiza Gega.

[caption id="attachment_680581" align="alignnone" width="433"] Luiza Gega reagon pas uljes se buxhetit per Federaten e Atletikes[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga