Klubi i Vllaznisë ka marrë urdhër nga Ministria e Financave për shpalljen e falimentimit. Sipas disa raportëeve, klubi kuqeblu nuk ka derdhur 230 milionë lekë për lojtarët dhe stafin në degën e Tatim-Taksave.
Raporti i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nxori në pah shkeljet që janë bërë nga klubi shkodran.
Gjithçka duket se ka nisur nga një shkresë që organizata "Intelektualët e Rinj , Shpresë" ka dërguar në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve. Kjo organizatë ka kërkuar informacion, përmes një shkrese zyrtare, në lidhje me nisjen e procedurave për shpalljen e falimentit për "Vllaznia sh.a", duke qënë se ky subjekt është me humbje dhe sipas ligjit duhet të nisë shpallja e falimentimit.
Poll
