Vllaznia do të presë nesër Bylisin në orën 15:00 në Loro Boriçi për javën e 27-të të Superiores. Shkodranët kërkojnë rikthimin te fitoret pas pesë ndeshjve pa fitore ku kanë marrë vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme. Kjo bëri që të shkarkohet edhe trajneri Josa dhe në vendin e tij ka zbritur Auron Miloti.
Miloti pritej të bënte revolucion në formacion me ndryshimin e modulit dhe futjen në planë të Latifit dhe Vulajt. Mirëpo, trajneri duket se i druhet një revolucioni kaq të shpejtë dhe duke qenë se pikët janë jetike, pritet të vazhdojë me të njëjtin ekip si të Josës ndaj ballshiotëve me Latifin dhe Vulajn që duhet të presin akoma.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj; Jonuzi, Boshnjaki, Alivoda (Marku); Hoxhaj, Balaj, Çoba.
Trajner: Auron Miloti