
Pas shpërblimit të marrë dje nga Qeveria Shqiptare prej 1 milionë Eurosh, Kombëtarja Shqiptare merr një tjetër vlerësim në lekë. Këtë herë ka qënë Federata Shqiptare e Futbollit ajo që ka akorduar një shifër prej dy milionë Eurosh për lojtarët e Kombëtares. Fitorja me Rumaninë nuk i ka gëzuar lojtarët vetëm në aspektin sportiv, por dhe përfitimi financiar duket të jetë mjaft i kënaqshëm.
Një total prej 3 milionë Eurosh për një fitore nuk mund të lërë pa kënaqur askënd. Falë fitores me Rumaninë Federata përfiton 1.5 milionë Euro nga UEFA dhe mund të themi që shpërblimi i saj real është vetëm 0.5 milionë Euro.
Nëse Shqipëria do të arrinte të kalojë grupin Federata Shqiptare do të përfitonte 10 milionë Euro të tjera.