Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Milinkoviç nuk rrezikon "kokën" e tij, zbardh listën e lojtarëve që nuk i bëjnë punë te Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Milinkoviç nuk rrezikon "kokën" e tij, zbardh listën

Te skuadra e Kukësit situata nuk paraqitet aspak e qetë, pas tre barazimeve rresht, lind detyra që trajneri seb Mladen Milinkoviç të tregojë se kush është "fajtor". Në mbledhjen e djeshme që u zhvilluar në kampin verilindor, e cila u drejtua nga presidenti Safet Gjici, trajneri Milinkoviç nuk ka duruar më dhe ka zbuluar listën me lojtarët që nuk kanë kënaqur serbin.

Bëhet fjalë për Shtubinën, Peposhin dhe Meminin, të cilët ende nuk kanë bindur teknikun serb. Por nuk mjafton me kaq, Milinkoviç i ka shprehur pakënaqësitë Gjicit edhe për Allën, Zeqirin, Alijevin dhe Musollin, nga të cilët kërkon më shumë deri në janar.

Kjo përzgjedhje lojtarësh nga traneri i Kukësit është bërë pasi ky i fundit rrezikon "kokën" e tij, pas ultimatumit të dhënë nga "numri 1" i klubit, Safet Gjici, i cili ka deklaruar shpesh se, te Kukësi janë të gjithë në provë deri në janar, përfshi këtu dhe teknikun serb, nëse nuk ka ndryshim në rezultat, do ketë largime të shumta nga kampi verilindor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga