
Lojtari belg i transferuar sezonin e kaluar tek Milani, Charles De Ketelaere pati një sezon të parë të vështirë në Serie A. Por mund të ketë një “rrugë shpëtimi” nga Premier League për ta larguar atë nga “San Siro”.
Synimi i Milanit është të rindërtojë ekipin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ata mund të garojnë në çdo kompeticion në Itali por pse jo dhe në Europë.
Ata po përpiqen të shesin CDK. Aston Villa ka shprehur më parë interesim për lojtarin e “Djallit” dhe sipas mediave të dy klubet kanë kontaktuar me njëri-tjetrin. Milan ka njoftuar Aston VIlla se mund ta marrë De Ketelaere për 30 milionë euro.
Për klubin anglez kjo është shumë relativisht e lartë. Ata mendojnë se është një rrezik të paguash kaq shumë për një mesfushor sulmues që nuk shënoi sezonin e kaluar dhe mezi dha një asistim.
E ardhmja e belgut është e paqartë dhe Milani shpreson që ta zgjidhë këtë ngërç sa më shpejt.