Ditën e sotme “Abissnet Superiore” do të zhvillojë dy sfidat e javës së 14-të të saj. Në fushën e lojës do të zbresi 4 skuadra dhe do të luftojnë për fitoren.
Gjithçka do të nisë me superduelin mes Laçit dhe Erzenit, sfidë që luhet në Laç duke nisur që nga ora 13:00. Kurbinasit vijnë pas fitores me Bylisin në fundjavë, ndërsa shijakasit pas barazimit spektakolar me Partizanin. Gentian Mezani do të tentojë fitoren e dyte rresht në krye të bardhezinjve, ndërkohë nga krahu tjetër djemtë e Xhevahir Kapllanajt nuk tolerojnë asnjë ekip.
Në orën 15:45 e gjithë vëmendja do të përqendrohet te “Kompleksi Partizani”, pasi demat presin Kukësin e Rrahman Hallaçit. Një takimm që pritet të jetë i luftuar, me verilindorët që janë të dënuar për fitore, me teknikun kuksian që kërkon 3 pikët përballë ish-skuadrës së tij, Partizani. Edhe Giovani Colella synon fitoren, pasi kërkon reagim pas atij barazimi dramatik nga Erzeni.
Sfidat:
Laçi-Erzeni 13:00
Partizani-Kukësi 15:45