Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mezani e nis me Shkurtajn titullar, Bellai nuk fal gabimet (FORMACIONET)

Shkruar nga NEWSPORT
Mezani e nis me Shkurtajn titullar, Bellai nuk fal gabimet (FORMACIONET)

Laçi ka udhëtuar në Ballsh për tu përballur me Bylisin në javën e 13-të të “Abissnet Superiore”. Vendasit nuk e njohin fitoren prej më shumë se 5 javësh dhe sot Arian Bellai nuk do të falë gabimet, pasi kushti i vetëm janë vetëm 3 pikët.

Nga krahu tjetër Gentian Mezani dëshiron ta nisë aventurën e tij të dytë në krye të Laçit me fitore, ndërsa synimi është që tekniku vlonjat të kthejë bardhezitë në “identitin” e tyre, të një skuadre të fortë.

Mezani do të vuajë mungesat e Mazrekajt dhe Cucin, pasi të dy janë të pezulluar, ndërkohë Bellai ka shuar çdo dyshim sa i takon titullarëve, teksa mungesat janë të pranishme, si ajo e Maçollit.

Formacionet zyrtare:

Bylisi: Teqja; Trumci, Janku, Damcevski, Lorran; Ruçi, Qoshku; Souza, Qardaku, Lajthia; Kaçorri. Trajner: Arjan Bellai

Laçi: Dajsinani; Ziko, Turkaj, Velkovski, Roganovic; Ujka, Borysiuk; Spahiu Babatunde, Adeleke; Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga