
Adnard Mehmeti ka folur për Oversport dhe Tibo pas takimit ku barazuan në transfertë kundër Laçit.
“Ne erdhëm këtu për tre pikë, jemi në luftë për mbijetesë dhe kemi katër finale përpara. Besoj se do t’ia dalim. Kapllani na tha se ishim mirë dhe duhet të çojmë kokën lart.
Në fund të pjesës së parë ai na tha se duhet t’ia dalim. Natyrisht që kemi edhe shumë mungesa, ishte Sadiku që erdhi pas një dëmtimi. Ai është një mbështetje shumë e madhe për ne.
Nonato është një sulmues shumë i mirë, do të doja dhe unë të shënoja. Megjithatë, rëndësi ka rezultati që merr ekipi. Bylisi është një kundërshtar i vështirë dhe besoj se do t’ia dalim.” – u shpreh Mehmeti.
Poll