Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mesazhet e publikuara nga newsport, Dritan DERVISHI i përgjigjet TAKAJT: Shpresoj të njihen si provë nga UEFA, i mjeri ti sa poshtë ke rënë

Shkruar nga NEWSPORT
Mesazhet e publikuara nga newsport, Dritan DERVISHI i përgjigjet TAKAJT:

Mbrëmë newsport.al publikoi bisedën e Dritan Dervishit me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj. Ish-drejtori i Partizanit kishte folur me kreun e korçarëve para sfidës Skënderbeu - Partizani e luajtur në muajin shkurt. Menjëherë pas mesazheve të publikuara, ka reaguar sot për newsport.al vetë Dritan Dervishi.

Ish-drejtori i Kukësit dhe i Partizanit shprehet: "Mjerë  njeriu që bie aq poshtë, që nxjerr mesazhet private, të montuara, të modifikuara, sipas situatës që jeton. Shpresoj që të të njihen si provë  mbrojtëse  në UEFA. Unë kurrë s'jam gëzuar për dënimet tuaja. I mjeri ti sa poshtë ke rënë dhe nga ana etike. Vazhdo luftën tënde prej burracaku të ulet. Edhe diçka, unë nuk jam skllav as i Partizanit dhe asnjë ekipi tjetër. Jam i lirë të shpreh çdo mendim pa rënë pre e servilizmave, pa u ulur në pazare me njeri, por kurrë nuk bie kaq poshtë,  si ato femrat e liga që nxjerrin mesazhet e ish-partnereve. Rri i qetë se nga mua kurrë s'do kesh këto sulme prej cubi, se me vjen për të vjellë nga kjo kategori burrash".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga