
Kampioni i Europës në peshëngritje Briken Calja zbuloi në programin "I Ftuari" në "A2 CNN" se fazën e riaftësimit dhe përgatitjet për Europianin e Gjeorgjisë, ai i kreu me trajnerin e kombëtares gjeorgjiane të peshëngritjes, pa u konsultuar me FSHP. Ndër të tjera, 29-vjeçari deklaroi se arritjet e tij media i ka anashkaluar.
"Këtu është e pamundur. Nuk kemi mjek profesionist.
Është trajneri më i suksesshëm në botë (tekniku i Gjeorgjisë në peshëngritje). E kisha ëndërr për t'u stërvitur me të. Ishte 2017. Më dërgoi një mesazh dhe më tha se po vinte në shqiëri. Më kërkoi që t'i dërgoja disa nga pikat e mia. Kam shkuar në Gjeorgji dhe jam stërvitur me kampionët olimpikë. Ishte dëshira ime. Jam një nga njerëzit më fat.
Kemi katër medalje. Nuk është arritur nga askush. Po të shikosh studiot televizive, lajmi u shmang, u zbeh. Ai moment u kalua si të ishte kampionat shqiptar.
Besoj se është aktualiteti. Këtu fliten skandalet sesa ata që kontribuojnë. Kam dalë i pestë në Lojërat Olimpike. E kam provuar që jam sportist i nivelit të lartë .
Nuk kam kërkuar shpërblime, sepse nuk jam nga ata që nxitohem dhe pres rezultatet e dopingut. Nuk kam marrë asnjë mesazh as nga Federata, as nga Ministria, as nga Kryeministri as nga Bashkia e Tiranës", deklaroi Calja.