Edhe Kosova është mes kombëtareve që ditën e sotme kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për kualifikueset e Euro 2024.
Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese ka ftuar 26 futbollistë. Ndeshjen e parë Dardanët luajnë më 25 mars në Tel-Aviv ndaj Izraelit, teksa sfidën e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Andorrës.
Sulmuesi i cili po shkëlqen me Ballkanin këtë sezon, Albion Rrahmani është ftuar nga dardanët për këto dy sfida, ndërsa Mirlind Daku nuk ka mundur dot të sigurojë një ftesë nga trajneri Giresse.
[caption id="attachment_684875" align="alignnone" width="703"] Lista e lojtareve te grumbulluar nga Kosova[/caption]
Poll