Nesër në orën 18:00 luhet në “Niko Dovana” sfida mes Teutës dhe Erzenit. Derbi mes dy skuadrave është shumë i rëndësishëm për të dy palët. Klubi i Erzenit ka kërkuar që për këtë takim të jenë të pranishëm sa më shumë tifozë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi iu bën thirrjeve fansave të jenë sa më të shumtë në numër pasi mbështetja e tyre është një plus për skuadrën.
Postimi:
Përshëndetje të nderuar tifozë. Mbështetja juaj është një forcë e madhe për ne, ndaj ju ftojmë të na nderoni me prezencën tuaj masive në stadium për ndeshjen e nesërme në derbi përballë Teutës.
Merr një shok, ejani në stadium.
Poll