Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lajmi i fundit/ Merr fund telenovela “Matuidi-Juventus”, në Francë zbulojnë detajet e kontratës

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Merr fund telenovela “Matuidi-Juventus”, në

Blaise Matuidi do të jetë një lojtar i Juventusit në sezonin e ardhshëm. L’Equipe raporton se PSG ka gjetur tashmë akordin me klubin torinez për të transferuar mesfushorin në Serinë A. Operacioni i kalimit të Matuidit te bardhezinjtë kap shifrën e 30 milionë eurove.

Ndërkohë që përveç kësaj shume, Juventusi do të paguajë edhe 4 milion euro të tjera në formë bonusi.

Impakt të padiskutueshëm në përmbushjen e këtij transferimi ka menaxheri Mino Raiola.

Faktor për këtë transferim bëhet pikërisht Raiola, agjenti që “largoi” mesfushorin Pogba drejt Junajtid, ndërsa tashmë "ngushëllon" bardhezinjtë duke iu gjetur zëvendësuesin.

Tratativat përfundimtare pritet të mbyllen në fundjavë, ku do të vijë edhe zyrtarizimi i Matuidit te Juventus.

 

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga