Renato Arapi është emri më i përfolur në ambjentin durrsak. Mbrojtësi kërkohet me ngulm nga Bledi Shkëmbi dhe palët kanë gjetur akordin mes tyre. Problem ngelet kartoni i tij me skuadrën turke që pengon që lojtari të firmos me Teutën.
Në një postim në faqen e tij në Instagram, Arapi ka postuar një foto nga spitali i Durrësit. Një foto që mund të zbardh të ardhmen pasi lojtari mund të ketë kryer vizitat mjekësore dhe më pas pritet që të firmos me Teutën. Ngelet për tu parë në ditët në vijim nëse do të zyrtarizohet nga klubi apo lojtari ndodhet në spital për arsye personale.
Poll