Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Merr fund historia e "dashurisë" mes SPALLETTI dhe NAPOLIT, italiani vendos për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund historia e "dashurisë" mes SPALLETTI dhe NAPOLIT,

Luciano Spalletti është “arkitenti” që i siguroi Napolit titullin kampion. Trajneri arriti të që ndërtonte njhë skuadër konkuruese dhe kompetitive që dominoi ndaj çdo kundërshtari në Serie A.

Por duket se as titulli nuk ka bindur palët për të rinovuar kontratën mes tyre. Mes shumë thashethemes lart e poshtë duket se Spalletti ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe De Laurentis është në dijeni.

64-vjeçarai në një intervistë të fundit ka theksuar se dëshiron të kalojë pak kohë me vajzën e tij, pasi për shkak të punës nuk ka muundur t’i japë kohën e duhur.

“Duhet të kaloj kohë me Matildën, vajzën time të vogël me të cilën nuk kam qenë kurrë bashkë për shkak të punës. Kam nevojë të pushoj, ndjehem pak i lodhur dhe nuk do të ndërroj ide. Rritesh në bazë të vendimeve që merr. E kam vendosur.

Krisje? Nuk jam në gjendje të kthej atë që marr, është diçka e pabesueshme. Unë jam një trajner i përballueshëm, nuk kam as menaxher. Me De Laurentis jam prezantuar i vetëm, por pasi kam njohur atë, ndoshta në të ardhmen do të kem nevojë për një të tillë…” ka theksuar italiani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga