
Në merkaton e verës nga skuadra e Partizanit u larguan lojtarë cilësorë që mund të bënin diferencën në fushën e lojës. Shumë lojtarë ndanë rrugët me demat ndërsa u “strehuan” në klube të tjera të elitës.
Vllaznia është një nga skuadrat që “ i rrëmbeu” të kuqve dy lojtarë. Shkodranët firmosën me Herald Markun, i cili po mban mbi super peshën kryesore të kuqevbluve. Gjithashtu edhe Esat Mala zgjodhi Shkodrën për të vazhduar karrierën.
Albion Marku nga krahu tjetër la kryeqytetin për Durrësin, teksa tashmë mban veshur fanellën e Teutës. Aldo Teqja udhëtoi në Ballsh për të qenë një titullar i padiskutueshëm te Bylisin në këtë sezon duke u vendosur mes portës., ndërsa edhe Alexander Damcevich luan e ballshiotët.
Por jo vetëm “Abissnet Superiore”, demat kanë “furnizuar” edhe Kategorinë e Parë. Skënderbeu i mori Gresild Likën dhe Dean Liçon. Po ashtu edhe Turbina përfitoi duke siguruar shërbimet e Vogli Laroshit.