Kur duhet edhe pak muaj për t;u hapur zyrtarisht merkatoja e verës, skuadrat e huaja kanë nisur të hedhin “grepat” drejt Superiores. Siç duket “Abissnet Superiore” do të kthehet në një “market” për ekipet e huaja, teksa disa lojtarë do të bëjnë edhe hapin e madh në karrierën e tyre.
Pas Behiratches për të cilin u raportua se skuadra e Ferencvaros e kishte ndjekur nga afër në Klasiken e Shqipërisë, të tjerë lojtarë që luajtën në “Loro Boriçi” kanë rënë në “lupën” e “skautëve”, këtë herë nga Kroacia, ku sipas shtypit të shkruar Hajduku i Splitit i ka parë nga afër.
Fjoart Jonuzi, Rejan Alivoda dhe Florent Hasani janë të “piketuarit” e radhës, që me shumë gjasa po luajnë ndeshjet e fundit me skuadrat e tyre respektive. Jonuzi tashmë prej 3 vitesh është një pikë kyçe në formacionin e Vllaznisë, teksa në 37 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë edhe 7 gola. 26 vjeçari është në fundin e kontratës, ndërsa në treg ka vlerën e 325 mijë euro.
Lojtari tjetër i shkodranëve, Rejan Alivoda është padiskutim zbulimi i këtij sezoni në Shkodër. 19-vjeçari edhe psë në moshë të re ka arrtitur të kthehet protagonist me fanelën kuqeblu. Në 30 ndeshje ka shënuar një gol, ndërsa vlera e tij në treg është 300 mijë euro.
Nga krahu tjetër golashënuesi i këtij kampionëti, Florent Hasani gjithashtu ishte një prej lojtarëve që kroatët panë me kujdes në “Loro Boriçi”. Sulmuesi është një lider në repartin e sulmit të Tiranës, ku ka arritur të shënojë 15 gola në kampionat. Hasani vlerësohet me 400 mijë euro, ndërsa oferta për të ka edhe nga Azerbajxhani dhe Turqia.
Ky është një lajm i mirë për ekipet shqiptare të cilat do të ketë luksin të fitorjnë nga shitja e tyre, pavarësisht se kampionëti shqiptar do të “humbte” talentet e saj.
[caption id="attachment_689912" align="alignnone" width="300"] Rejan Alivoda[/caption]
[caption id="attachment_689913" align="alignnone" width="300"] Fjoart Jonuzi[/caption]
[caption id="attachment_689914" align="alignnone" width="300"] Florent Hasani[/caption]