
Partizani vazhdon punën për përforcimin e ekipit edhe pas mbylljes së merkatos. Klubi i kuq është pranë firmës me mbrojtësin 19 vjeçar Steven Havales. Havales është rritur në Australi por është me origjinë greke. Mbrojtësi ka dalë nga ekipet e të rinjve të Melbourne Victory, aty ku Besart Berisha bëri histori, dhe bëri hapin e madh me kalimin në Europë në akademinë e Baselit.
Deri tani ai ka luajtur për moshat U-19 dhe tashmë do të veshë ngjyrat e Demave për t’i ndihmuar ata të arrijnë objektivat e tyre. Havales shihet si përforcim për të ardhmen dhe sëbashku me Marcelino Prekën e Paolo Buxhelajn mund të formojnë një nga partneritetet më të reja në Superiore.
Poll