
Merkato në dalje për klubin bardheblu që po tenton të mbushë arkat e klubit këtë verë.
Tirana është duke marrë frytet e një pune të suksesshme me akademinë dhe kjo duket në interesimin që kanë shfaqur skuadra të ndryshme europiane për lojtarët e ekipit kryeqytetas.
Talenti Elvi Berisha, për të cilin ka shfaqur interes klubi spanjoll i Leganes, pas provës së kryer në ishullin iberik, 18-vjeçari i rritur në akademinë bardheblu, është pranë firmës pasi ka arritur të bindë drejtuesit teknikë të skuadrës spanjolle. Sipas Supersport, klubi nga rrethinat e Madridit ka kontaktuar edhe ish zv/trajnerin e Kombëtares, Paolo Tramezzani për të marrë informacione rreth 18-vjeçarit, duke vendosur transferimin e tij në kryeqytetin e Spanjës.
Tirana pritet të arkëtojë rreth 270 mijë Euro pasi do të llogaritet mosha e rritjes dhe në bazë të llogarive, lojtari është aktivizuar për 3 sezone në ekipet zinxhir të Tiranës.