Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Merkato e janarit dhe humbja me Teutën, Colella i lë “topin në derë” drejtuesve të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato e janarit dhe humbja me Teutën, Colella i lë “topin

Largimi i Eneo Bitrit dhe Xhuliano Skukës dukshëm ka krijuar hendek në skuadrën e Partizanit. Humbja 2-0 me Teutën padyshim ishte sinjal i fortë se organika e kuqe nuk e ka më forcën dhe cilësinë e gjysmës së parë të këtij sezoni. Trajneri Giovani Colella foli pas takimit duke mos dashur të analizonte atë që ndodhi në fushë.

Por, kur u pyet për merkato theksoi se puna e tij ishte veç të stërviste lojtarët. Në këtë mënyrë italiani u pasoi “topin” drejtuesve të cilët duhet të lëvizin menjëherë në merkato për të riparuar boshllëqet e lëna nga dy lojtarët e larguar. Të kuqtë janë në krizë dhe nëse nuk ka ndryshime, objektivi “titull” sa do të vijë e do të bëhet më i vështirë. Aktualisht skuadra e Partizanit gjendet 4 pikë larg kryesueses, Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga