
Partizani ka bërë goditje tepër cilësore në merkaton e janarit dhe për momentin mban statusin e klubit që ka shpenzuar më tepër në këtë periudhë për të përforcuar skuadrën. Nga Sukaj te Boniface apo dhe Cektovic për të synuar titullin kampion, këto janë tre emrat big për të kuqtë.
Skuadra e Starovës pritet të ndryshoj skemë dhe taktikë në fushën e lojës. Përparësi pritet të ketë reparti sulmues pasi në 18 javët e para të kampionatit pesha binte vetëm në një ose dy lojtarë të cilët e kishin pothuajse të pamundur të jepnin rezultat pozitiv.
Në formacionin e mundshëm të fillimit të fazës së dytë, mungojnë dy futbollistë mjaft cilësorë si Sukaj i cili është rikthyer në merkaton e janarit pranë ekipit të kuq dhe Torrasa që sapo është kthyer nga Argjentina.
Formacioni i mundshëm i Partizanit pritet të jetë 4-3-3
Hoxha
Ibrahimi Krasniqi Atanda Kalari
Vila Batha Trashi
Bardhi Ekuban Mazrekaj