Laçi u mposht nga Partizani në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Kurbinasit nuk arritën të ruajnë baraspeshën teksa u thyen vetëm në fund të takimit. Pas ndeshjes, trajneri Skerdi Bejzade i cili debutoi sot në stol, dha intervistën e tij për MCN TV.
Jam shumë i kënaqur për lojën që zhvilluam. Ekip shumë i ri në moshë, krahu i djathtë janë 18 vjeç. Mendoj që sot meritonim një pikë duke parë edhe rastet e humbura. Do t’i bënte mirë moralit. Kur e han golin në fund, të vjen keq. Duhet të jemi të përqendruar gjithë lojën. Patëm raste, por nuk i shënuam. Edhe Partizani pati rastet e tyre dhe shënuan.
Ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin. Kemi më shumë mesfushorë sesa sulmues. Vetëm Sobovale është i deklaruar. Kemi bërë 2 afrime të reja dhe të shohim. Me këto lojtarë që kam do provoj të ndërtoj mënyrën e lojës. Një sulmues është pak, kampionati është i gjatë, por do të mundohem të bëj diçka.