Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mëngjes i trishtë, Kosta Grillo humbet betejën me Covid-19, ndërron jetë komentatori sportiv

Shkruar nga NEWSPORT
Mëngjes i trishtë, Kosta Grillo humbet betejën me Covid-19,

Kosta Grillo, komentatori i njohur i sportit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Mësohet se pas një beteje të gjatë me Covid-19, ai nuk ka mundur ta fitojë dot betejën.

Pas afro 2 muajsh i infektuar, Grillo ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare. Ai u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi por fatkeqësisht lajmi i trishtë ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e kësaj të marte, 5 tetor 2021.

Lajmi është konfirmuar edhe nga gazetari Ervin Baku përmes një postimi në rrjetet sociale. Baku bën me dije se Kosta Grillo nuk arriti të fitonte betejën me virusin dhe mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta. Newsport.al i shpreh ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga