
Elis Bakaj është larguar nga Kukësi gati dy javë më parë pasi arriti një marrëveshje me klubin nga Bjellorusia, Shakhtor Soligorks, ku dhe u prezantua pak ditë më parë. Mes dy klubeve u arrit marrëveshja që në arkat e kampionëve të derdheshin 120 mijë dollarë, ndërsa sulmuesi do për të përfitonte 10 mijë dollarë në muaj.
Deri këtu mund të themi se gjithçka është në rrregull. Problemi i cili ka dalë së fundmi edhe pse nuk mund të themi se është 100 për qind i tillë, ka të bëjë me faktin se paratë e shitjes së lotjarit ende nuk janë depozituar në llogarinë e klubit verilindor.
Mësohet se bëhet fjalë thjesht për një çështje proçeduriale, pasi duhen minimumi 10 ditë që paratë të arkëtohen. Edhe pse klubi kuksian i ka dhënë lelejn 30-vjeçarit, ky i fundit nuk mund të aktivizohet, kjo pasi Kukësi nuk ka dorëzuar ITC-në, gjë të cilën klubi nuk do ta bëjë deri në momentin që paratë të kalojnë në llogarinë e klubit, në këtë moment mund të thuhet përfundimisht se gjithçka ka marrë fund.