
Tirana nuk ia doli të dilte me pikë nga ndeshja përballë Egnatias. Bardheblutë u mposhtën me përmbysje 2-3 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj.
“Ajo që vendosi ndeshjen është dëmtimi i Lulaj pasi na u prish rreshtimi dhe u dëtyruam të ndërronim lojtarët. Jemi shumë të mërzitur për fatin që po na ndjek. Kemi humbur 3 lojtarë pas derbit dhe kemi humbur përsëri lojtarë. Në futboll duhet ta pranosh këtë gjë”, u shpreh Ahmataj.
-Në rezultatin 2-1 Tirana përsëri po sulmonte...?
“Egnatia është një skuadër shumë e rrezikshme. Në pjesën e dytë ai problemi që i ndodhi Lulaj na bëri më të brishtë. Edhe pse ishim mbrapa ne përsëri e pësuam golin.”
-Skema që përdorët me mbrojtjen ishte tranzicion?
“Duke patur parasysh që Egnatia sulmonte me dy sulmues, ne duhet të mbroheshim me 3 qendërmbrojtës. Por në ndërrim u krijua problemi. Është çështje instikti në futboll. Lojtarët i lodh pësimi i golit pasi e dinë në cilin klub luan. Ne më të vërtetë kemi humbur, por kemi dhuruar performanca të mira. Mund të bëjmë mirë nëse rikthehen lojtarët.”
-Çështje fati humbjet e juaja?
“Futbolli është me përiudha. Nuk duhet të merremi me fatin, por me punën. Me ato që kishim përgatitur vajtëm tek goli. Gjërat u vështirësuan nga Lulaj."