Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Memushaj pranon kartonin e kuq: E le Kombëtaren me 10 vetë vetëm me një kusht, nuk duhet të isha unë kapiteni i kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Memushaj pranon kartonin e kuq: E le Kombëtaren me 10 vetë vetëm

Ledian Memushaj do të jetë kapiteni i Kombëtares për ndeshjen e nesërme kundër Turqisë. Si i tillë ai ka dalë në konferencën e zakonshme para kësaj sfide të rëndësishme. Para gazetarëve mesfushori vlonjat ka deklaruar:

"Jam i kënaqur që do të mbaj shiritin. Do të isha më i kënaqur që në vendin tim të ishte o Hysaj ose Mavraj. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë.

Kemi shanse të bëjmë një ndeshje ashtu siç bëmë ndaj Islandës në Elbasan. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Na pret një ndeshje e vështirë, por e vështirë do të jetë edhe për ata.

A do e mundim sërish Turqinë si në miqësore? Në radhë të parë na duhet rezultati. Dy vjet përpara kemi bërë miqësore të mirë përveç meje. Nëse fitojmë nesër dhe më duhet të dal me karton të kuq, jam gati. Kemi ndryshuar shumë gjëra që nga ndeshja e Shkodrës. Kemi sjellë lojtarë me shumë kualitete.

Dhuratën për ditëlindjen trajnerit inshallah ia bëjmë nesër", përfundoi ai.

Kujtojmë që takimi mes Turqisë dhe kuqezinjve do të luhet nesër në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga