
Aventura e shqiptarëve në Europian nuk ka kaluar pa gjurmë për lojtarët e Kombëtares. Ledian Memushaj, 29 vjeçari i mesfushës shqiptare është përzgjedhur në formacionin e lojtarëve më të mirë për ndeshjet e treta në grupe të skuadrave.
Loja e tij në mesfushë në ndeshjen me Rumaninë ku Shqipëria fitoi 1-0 ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të Uefa-s.
Në përshkrimin që ‘’France Fotball’’ bën për lojtarin e konsideron atë deçiziv për lojën e Shqipërisë. Memushaj është autori i asistit për golin e Sadikut, me një harkim perfekt të topit nga 40 metra distancë.
Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të treta në grupe, në portë ndodhet kroati Danijel Subashiç, ndërsa mmbrojtja përbëhet nga Xhoshua Kimih i Gjermanisë, turku Mehmet Topal, islandezi Arnason dhe uellsiani Neil Teilor. Në mesfushën me tre, Ledian Memushaj rreshtohet në qendër, ndërsa përkrah tij janë uellsiani Ramsey nga e djathta dhe irlandezi Bredy majtas. Cristiano Ronaldo është sulmues i vetëm, ndërsa mbështetet nga krahët nga hungarezi Xhuxhak dhe kroati Ivan Perishiç.
Memushaj pas performancës së mirë në Europian ka një rritje të vlerës së kartonit edhe me skuadrën e Pescarës në Itali.