
Dinamo do të udhëtojë në Kukës për të sfiduar skuadrën e Stavri Nicës, sfidë që do të luhet ditën e sotme në orën 13:30. Takim i vlefshëm për javën e 12-të.
“Blutë” shkojnë në Kukës vetëm për 3 pikët, ndërsa kërkojnë vazhdimësinë në kampionat. Dritan Mehmeti nuk do ta ketë të lehtë, pasi ka disa mungesë në këtë sfidë.
Fatjon Andoni vuan një dëmtim në kavilje prej më shumë se një muaji dhe nuk e ka kaluar 100%. Gjithashtu do të mungojnë edhe Guadiabi dhe Smaçi, të cilët nuk do të llogariten nga trajneri i “Bluve”.
Formacioni i mundshëm ndaj Dinamo: Sali, Marku, Behiratche, Hoxha, Allmuça, Zabërgja, Mija, loran, Vila, Denison, Kaçorri
Poll