
Pas sfidës mes Dinamos dhe Apollonisë në “Selman Stermasi” foli trajneri i bluve Dritan Mehmeti. Skuadra e tij pësoi një humbje shokuese 2-3 përballë fierakëve dhe kjo ka lënë një shije të keqe tek i gjithë ekipi. Për "Oversport" Mehmeti u duk i zhgënjyer pas takimit dhe pranoi gabimet e ekipit të tij.
“Ne ja falëm ndeshjen, rezultati u vendos nga disa situata”, u shpreh Mehmeti.
“U treguam shumë naivë, na ndëshkuan dhe nuk ka justifikim, është vështirësuar shumë situata për sa i përket objektivit. Kemi ndeshje direkte, futbolli është i vështirë por edhe i bukur. Në tre situatat që pësuam, lojtarët duhet të ishin më altruist dhe të vëmendshëm.
Mungojnë lojtarët tipikë sulmues, mund të shërbenin për ekipin, kjo ndeshje na vështirëson shumë punën, Duhet të mendojmë për të ardhmen dhe të bëjmë maksimumin.
Duhet të vazhdojmë përpara. Nuk është e vështirë vetëm për Dinamon, por për të gjitha skuadrat, ska ndeshje të lehta. Ne do bëjmë maksimumin dhe do japim më të mirën, shpresoj të marrim çfarë meritojmë.”